Shkup, hajni kërcënon farmacisten: Më jep ‘viagra’ se të infektoj me virusin ‘sida’
Një dramë e vërtetë ka ndodhur në lagjen Bunjakovec të Shkupit. Një hajdut e ka kërcënuar punëtoren e barnatores ‘Viola’ se, nëse nuk i jep ‘Viagra’ do ta infektojë me virusin e SIDA-s.
Farmacistja e frikësuar nga një mjet injeksioni, të cilin plaçkitësi e mbante në dorë, i ka dhënë atij 4660 denarë. Hajni ka kërkuar edhe katër kuti ‘Viagra’, që më pas të largohet. Policia ka marrë masa për të gjetur kryesin e plaçkitjes. (INA)
Diskutime rreth kësaj post