Mungesa e konsensusit politik, Lu shkon te Nishani
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Mendohet se në fokus të takimit është mungesa e konsensusit maxhorancë-opozitë për draftin e reformës në drejtësi, i cili duhet të përmbyllet brenda ditës së martë.
Mosmarrëveshjet mes palëve janë “gozhduar” në një pikë, zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të larta të drejtësisë. Ekspertët e maxhorancës propozojnë zgjedhjen e tyre me shumicë të cilësuar votash, 3/5, ndërsa ata të opozitës këmbëngulin në votimin me shumicë kushtetuese, 2/3.
Drafti i reformës, i parashikuar të përmbyllej të premten, mbetet kështu peng i mungesës së kompromisit, duke i vënë në lëvizje palët politike, por dhe faktorin ndërkombëtar i angazhuar maksimalisht në proces, në gjetjen e mirëkuptimit.
Diskutime rreth kësaj post