DASHI
Edhe pse tundimi do jetë i madh gjatë gjithë kësaj dite, ju serish nuk do e tradhtoni partnerin tuaj. Do luftoni fort me veten dhe do ja dilni mbanë. Beqarët do digjen përbrenda për dikë, por nuk do kenë guximin t’ia shprehin ndjenjat.
DEMI
Ditë mjaft e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do i çoni më tej projektet që keni nisur më herët dhe herë pas here do ndiheni të mërzitur.
BINJAKËT
Do kaloni një ditë të mrekullueshme sot ju të dashuruarit dhe do ndiheni të plotësuar. Partneri do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Beqarët me shumë gjasë do realizojnë një takim me dikë, për të cilin zemra do iu rrahë fort.
GAFORRJA
Jeta në çift nuk do jetë ashtu si e keni dëshiruar. Do keni dyshime për partnerin dhe do ngurroni të hidhni hapa më tej me të.
LUANI
Venusi do ua bëjë edhe më të bukur jetën tuaj në çift sot. Ai do ruajë gjithë kohës klimën e ngrohtë që ju të dashuroheni si ta ndjeni.
VIRGJE RESHΑ
Do keni goxha probleme sot në jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishin ëndërruar. Në fakt kokëfortësia juaj do jetë ajo që do e acarojë edhe më tepër partnerin.
PESHORJA
Ditë e zakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ja kaloni mirë pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione tëveçanta. Beqarët duhet të mos nxitohen për të krijuar një lidhje.
AKREPI
Do i kushtoni gjithë kohën e nevojshme partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë të ndihet sa më mirë. Mbrëmja do jetë edhe më emocionuese dhe më e kënaqshme.
SHIGJETARI
Jeta juaj në çift do marrë një kthesë shumë të mirë sot. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr dhe do keni frikë të zgjoheni. Partneri ka menduar gjithçka në detaje dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë.
BRICJAPI
Do arrini të rivendosni komunikimin në jetën në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni. Ai nga ana tjetër do jetë tolerant dhe do ua plotësojë dëshirat.
UJORI
Komunikimi, toleranca dhe përulësia do jenë cilësitë tuaja më të mira të cilat do iu nxjerrin nga vështirësitë në çift. Shumë persona do ju adhurojnë për të gjithë këto. Beqarët ka mundësi të fillojnë lidhje afatgjata.
PESHQIT
Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha sot. Gjithçka që keni menduar për partnerin do bjerë poshtë menjëherë.
Diskutime rreth kësaj post