David Bowie vjen me “Blackstar”
Albumi i 26-të i David Bowie doli këtë të premte, më 8 janar.
Para 40 viteve, këngëtari i dha jetë Thin White Duke dhe më pas “Station to Station”.
Station To Station ishte një sukses kulminant për artistin e famshëm, si nga kritikët artistikë, ashtu edhe në treg, ndërsa në atë kohë Bowie ishte vetëm 29 vjeçar.
Së fundmi, albumi “BlackStar” erdhi si një peshqesh për “shokët e vjetër” të muzikës “së çuditshme”, të artit introvert.
Lazarus përshkruhet nga kritikët botërore si një rilindje në errësirë, një tregim i çuditshëm, një David Bowie me një tjetër fytyrë të re.
E prezentuar veçmë në shoun e Stephen Colbert ((Stephen Colbert‘s Show)) në SHBA, Lajme.al ju sjell ekskluzivisht një prej klipeve më të reja të albumit të ri të Bowie-t, Lazarus.
Lazarus vjen menjëherë pas suksesit më shumë se 5 miljonësh klikimesh në Youtube që pati riardhja e fuqishme e David Bowie me “BlackStar.
Diskutime rreth kësaj post