Ekspertët e të djathtës në komisionin për reformën në drejtësi janë tërhequr nga diskutimet, pasi sipas tyre, ekspertët e mazhorancës nuk reflektuan mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Ndërkaq shumica ka vijuar me diskutimet pa praninë e opozitës.
Në një deklaratë për shtyp të ekspertëve të opozitës, thuhet se “sipas axhendës së rënë dakord dje, sot grupi i ekspertëve për Reformën në Drejtësi u mblodh në Kryesinë e Kuvendit për të draftuar rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi amendamentet kushtetuese. Pika e parë e diskutimit ishte reflektimi i rekomandimit të Komisionit të Venecias mbi nevojën e eleminimit të kapjes politike të sistemit të drejtesisë, sipas një propozimi konkret kompromisi të ofruar në përputhje me të nga ekspertët e Partisë Demokratike”.
“Edhe pse dje në mbrëmje u ra dakord parimisht për të reflektuar rekomandimin nr. 55 të Komisionit të Venecias dhe që propozimi i ekspertëve të Partisë Demokratike do të shqyrtohej me kujdes, sot që në fillim të mbledhjes, pa asnjë argument, ekspertët e caktuar nga mazhoranca refuzuan ta analizonin këtë propozim, duke treguar vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron moskapjen politike të sistemit të drejtesisë, pavaresisht qendrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje”, sqarojnë ekspertët e opozitës.
“Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mos vlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhen në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta”, deklarojnë ekspertët e opozitës.
Diskutime rreth kësaj post