“Karikatura”, çelet ekspozita e Endri Beqos
Karikatura” titullohet ekspozita e karikaturistit dhe skulptorit Endri Beqo, e cila u çel mbrëmjen e djeshme në Qendrën Rinore të Tiranës.Në ekspozitën e karikaturistit Endri Beqo me kurator Ardit Boriçin prezantohet një shije satire dhe ironie nga këndvështrimi i artistit të ri, që ka distiluar përjetimet nga ngjarjet më të rëndësishme dramatike të vitit të shkuar, por sidomos në pasqyrimin e ambientit të tij të studimit dhe kolegëve të Universitetit të Arteve.Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm figura te njohura te artit si, Bujar Kapexhiu, Artan Peqini, Ardjan Isufi, Agim Janina, artiste e artdashës.Karikaturisti Beqo prezantoi rreth 90 punime në karikaturëdhe skulpturë, ku në qendër të tyre ishin karikatura komike personazhesh dhe me tema sociale.Fillimet e Endri Beqos me artin kanë qenë të hershme por në një fushë tjetër të artit, në atë të muzikës, por revistat me tregime fumeti patën një impakt tjetër tek ai duke e bërë të lërë muzikën dhe të kalojë tek vizatimet. Pasioni i tij ishte i madh e duke parë revistat nisi të vizatonte personazhet e tyre, pastaj Akademia e Arteve i dha formë artit të Endrit ashtu siç ai i jep formë baltës për t’i dhënë jetë skulpturave.Megjithëse arti pamor është një korridor i madh me korniza të bukura, korniza e tij e preferuar është karikatura, të cilën e ka përdorur gjithnjë në punën e tij, si në skulpturë edhe në portrete.
Diskutime rreth kësaj post