Gjiganti i Kupertinos konfirmoi të enjten se ka blerë teknologjinë Emotient Inc., që mund të lexojë emocionet e njerëzve nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Kjo teknologji funksionon duke analizuar shprehitë e fytyrës dhe pastaj i përdor ato për të interpretuar ndjenjat e njerëzve. Lajmi është bërë nga Wall Street Journal, e cila citon burime të afërta me kompaninë.
Në uebsajtin e saj kompania Emotient e përshkruan veten si “lideri në njohjen e emocioneve dhe analizimin e ndjenjave duke u bazuar tek shprehitë e fytyrës”. The Journal raporton se Emotient garantoi një patentë në muajin maj për koleksionimin dhe etikimin e 100 mijë fotove të fytyrës në ditë.
Nuk dihet akoma se për çfarë do ta përdorë Apple këtë teknologji. Nuk është hera e parë që Apple ka blerë një firmë të inteligjencës artificiale. Në muajin tetor kompania bleu kompaninë britanike VocalIQ, e cila është e specializuar për njohjen e zërit dhe procesimin natyral të gjuhës.
Kompani të tjera që janë duke investuar tek teknologjia e inteligjencës artificiale janë Facebook dhe Google.
Diskutime rreth kësaj post