SHBA-BE dënojnë protestën e dhunshme në Prishtinë
Përfaqësuesit diplomatik në Kosovë, që janë shumë prezent nëpër mediat tona kanë reaguar si zakonisht pas protestave , sipas tyre të dhunshme të organizuara nga opozita në Prishtinë.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie komentoi zhvillimet e sotme në Prishtinë, ku u mbajt protesta e organizuar nga tre partitë opozitare, me synim rrëzimin e Qeverisë.
Delawie, duke komentuar në rrjetin social Twitter ka thënë se dhuna politike e kërcënon demokracinë dhe gjithçka që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj.
BE dënon shkatërrimin e pronës publike
Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sotme të pasuara nga protesta e thirrur nga partitë opozitare.
BE në një postim në Twitter ka dënuar shkatërrimin e pronës publike dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe heqje dorë nga dhuna.
Diskutime rreth kësaj post