Reforma në Drejtësi, brenda të martës drafti përfundimtar
Brenda ditës së martë, grupi ekspertëve i përzgjedhur nga të dyja palët politike për të shqyrtuar draftin e reformës në drejtësi duhet të dalë me një dokument përfundimtar.
Këtë bëri me dije ditën e shtunë, Kreu i Grupit të Ekspertëve, Gent Ibrahimi, në përfundim të mbledhjes së zhvilluar mëngjesin e sotëm pranë kryesisë së kuvendit.
Në prononcimin e tij për media, Ibrahimi sqaroi se do të ketë vetëm një draft dhe ai duhet të jetë i plotë brenda ditës së martë. “Janë një sërë çështjes që ende duhen diskutuar. Palët janë duke punuar intensivisht. Aty ku jemi në qendrime të njëjta, vijoi Ibrahimi, po i formulojmë, ndërsa qëndrimet e kundërta do të diskutohen dhe do të përpiqemi t’i unifikojmë dhe në rast të kundërt do të shkojmë me dy propozime. Nuk do të ketë dy drafte, do të ketë vetëm një draft, por për çështjet ku grupet nuk bien dakort do të shkohet me dy opsione në Komisionin e Posaçëm Parlamentar”, tha Kreu i Grupit të Ekspertëve.
Më pas drafti i plotë do t’i kalojë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi. “Ky dokument do t’i dorëzohet komisionit të posaçëm. Do të jetë vetëm një dokument, por në rast se për pika të caktuara nuk do biem dakord, tek drafti do saktësohet mosdarkordësia, e cila do të marrë zgjidhje nga Komisioni”, përfundoi Ibrahimi.
Një ditë më parë Grupi i Ekspertëve takoi edhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ku ekspertët e të dyja palëve ranë dakord për të vijuar negociatat
Diskutime rreth kësaj post