Biznesmeni s’i dha pagën, muratori i merr peng djalin
Djali i një biznesmeni ndërtimi nga Maqedonia ka rënë në kurth në Tiranë duke u mbajtur peng për dy ditë brenda në banesën e një muratori, pasi babai i tij kishte refuzuar të paguante puntorin me 700 euro për ditët e punës që kishte kryer në Gostivar të Maqedonisë. Adi Nuhiji ka qëndruar në banesën e muratorit Festim Muça, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e këtij të fundit, ndërkohë që gjatë qëndrimit në të nuk është dhunuar fizikisht apo psikologjikisht raporton Shqiptarja.com.
Muratori Muça i ka lënë kohë shokut të Adi Nuhijit, Rasim Musliu, që ishte së bashku me Nuhijin, që të kthehej në Maqedoni dhe të merte pagesën prej 700 euro tek biznesmeni Rexhep Nuhiji, e tia dorëzonte Muçës, pasi familja e këtij të fundit ishte në vështirësi ekonomike. Një ditë pasi i riu Maqedonas është mbajtur peng në banesën e muratorit Shqiptar, ai është liruar pas ndërhyrjes së policisë së Tiranës.Për këtë pengmarje policia ka arrestuar muratorin Festim Muça dhe se pak ditë më parë ai është dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burgim.
Diskutime rreth kësaj post