Meta: Ftoj opozitën të bëhet pjesë e diskutimeve për reformën
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u bëri thirrje sot përfaqësuesve të opozitës që të ulen në tryezën për Reformën në Drejtësi.
Pas një takimi të zhvilluar sot me Kryeministrin Edi Rama në ambientet e vilës 30, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili, si dhe kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, Meta u shpreh se, “sot kemi diskutuar edhe me Kryeministrin dhe me kreun e Komisonit të Posacëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, lidhur me ecurinë e punës për të përmbyllur draftin përfundimtar në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Me këtë dua t’u bëj thirrje përfaqësuesve të opozitës që të mos bojkotojnë këto punime. Çdo alternativë duhet ta diskutojmë në Komisionin Parlamentar për Reformën në Drejtësi.
Meta tha se tashmë, “jemi në momentin kur po diskutohet drafti mes ekspertëve dhe më tej sigurisht konsensusi është i domosdoshëm, por shtoi ai, “konsensusi arrihet duke u ulur bashkë jo duke u çuar nga tavolina”.Kreu i Kuvendit shtoi se, “ekspertët e PD kanë bërë një punë për t’u përshëndetur. Kanë bërë mjaft pyetje për Komisionin e Venecias”, prandaj nënvizoi ai, “na vjen keq dhe prandaj gjej rastin që t’u kërkoj edhe një herë që të rikthehen në tryezën e ekspertëve, ku ka edhe ekspertë ndërkombëtarë. Ta ruajmë këtë frymë bashkpunimi me rekomandimet e Venecias dhe në fund Komisioni Palamentar i Posaçëm për këtë reformë të shqyrtojë edhe rekomandimet e tyre. Vlerësoj puënn e madhe e bërë deri tani dhe i ftoj ekspertët e opozitës edhe për çdo diskutim”.
Diskutime rreth kësaj post