Pas Metës, Rama takon Nishanin në Presidencë
Pasi përfundoi takimin me aleatin kryesor në qeverisje, kreun e LSI Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama i’u drejtua institucionit të presidencës ku po mban një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani.
Në fokus të këtij takimi do të jetë pikërisht Reforma në Drejtësi.
Një ditë më parë presidenti Nishani shprehu gadishmërinë për të ndërmjetësuar një tryezë politike midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës për të gjetur konsensusin për Reformën.
Nishani shprehu kritika ndaj mazhorancës duke u shprehur se institucionit që ai drejton, nuk i është marrë mendim për këtë proces.
***
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar vilës shtetërore 30, për të kryer një takim me Kreun e Parlamentit Ilir Meta, i cili pati dje një takim prej mëse 3 orësh me ambsadorin e SHBA-së Donald Lu.
Kryeministri vendit ishte i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, ndërkohë që mbledhjes i janë shtuar edhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani si dhe kreu grupit të LSI Petrit Vasili.
Besohet se fokusi i diskutimeve do të jetë reforma në drejtësi, dhe diskutimet mbi pozicionin politik në këtë reformë, në kushtet kur opozita prej ditësh tashmë, ka munguar në mbledhjet e zhvilluara nga ekspertëtë, në lidhje me formimin e draftit të ri për këtë reformë.
***
Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të prononcohej për ngërçin në reformën në drejtësi, pas përfundimit të takimit me koordinatorët për zgjedhjet e ardhshme.
Rama u pyet nga Top Channel nëse do të përfshihet në diskutimet për zgjidhjen e ngërçit në reformën në drejtësi, por nuk bëri asnjë koment.
Palët kanë ngecur tek mekanizmi se me çfarë shumice zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias thotë se ekziston rreziku që kur mazhoranca zotëron 3/5 e Parlamentit ajo të çimentojë ndikimin e saj tek drejtësia.
Demokratët propozojnë shumicën e 2/3-ve, gjë që s’është pranuar nga ekspertët e nivelit të lartë. Dhe në këtë pikë eskpertët e opozitës kërkuan zgjidhje në nivel politik. Pas mbledhjes së të martës kjo kërkesë u bë publike.
Top Channel mësoi se ekspertët demokratë do të vazhdojnë të mos shkojnë në asnjë mbledhje të nivelit teknik, derisa mazhoranca të pranojë se çështjet e ndryshimeve kushtetuese zgjidhen me konsesus politik. Dhe demokratët nuk janë të vetmit, që kërkojnë zgjidhje politike.
JavaNews
Diskutime rreth kësaj post