Gjashtë të vdekur pas një atentati kamikaz në Libi
Një atentat kamikaz shkaktoi sot gjashtë të vdekur, një prej të cilëve fëmijë, në një pikë kontrolli në hyrje të qytetit naftëmbajtës, Ras Lanouf, në lindje të Libisë, sipas një burimi të policisë.
“Drejtuesi në bordin e një Toyota Land Cruiser hodhi veten në erë në hyrje të qytetit Ras Lanouf”, deklaroi Oussama al-Hodeiri, zëdhënës i rojave të puseve të naftës të pranishëm në vend.
Ai theksoi se tre roja ishin vrarë si dhe një foshnje 16 muajshme që ndodhej me familjen në vendin e atentatit.
Diskutime rreth kësaj post