Pamje nga operacioni i kapjes së vrasësit të dy vëllezërve
Autori i vrasjes të dy vëllezërve një ditë më parë në Postribë të Shkodrës ende nuk është kapur nga policia.
Në operacionin për kapjen e tij janë përfshirë RENEA, FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës, ndërsa momentalisht forcat e shumta të policisë janë vendosur në komunën Shllak, ku mendohet se është parë edhe autori i vrasjes.
Forcat e armatosura të policisë kanë këqyrrur zonën përqark në një terren të vështirë dhe mot të keq.
Policët kanë kontrolluar disa banesa si të dyshuara se autori mund të fshihet në to.
Aleksandër Dushaj ekzekutoi vëllezërit Shkami pasi njëri prej tyre refuzoi ti japë të bijën për martesë.
Dushaj mësohet se lëviz i armatosur nëpër zonë dhe për këtë shkak operacioni është bërë i vështirë. Syri.net
Diskutime rreth kësaj post