Lindin binjakë në dy vite të ndryshme !
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një spital të San Diegos.
Një grua ka sjellë në jetë vajzën në minutën e fundit të vitit 2015 derisa dy minuta më vonë por që i bie të jetë viti 2016 ka lindur edhe djalin.
Mjekët e spitalit kanë thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në spitalin e tyre.
Fëmijët është dashur të lindin me 6 janar në lindje cezariane por kanë lindur në mënyrë normale. Djali është edhe fëmija i parë i vitit 2016 në San Diego.
Dallimi në data pritet të i bëjë familjes probleme në festimin e ditëlindjeve ngase binjakët kanë data të ndryshme lindje.
Diskutime rreth kësaj post