Martesa, ja cila është mosha ideale
Një studim i ri i sugjeron njerëzve të martohen ndërmjet moshës 28 dhe 32 nëse nuk duan që me pas të divorcohen, të paktën në 5 vitet e para të martesës së tyre.
Studimi u realizua nga Nick Wolfinger një sociolog i Universitetit të Utah i cili publikua nga Instituti i Studimit të Familjes, shkruan 10minuta. Sociologët besojnë se të presësh më gjatë për tu lidhur me dikë është gjëja e duhur sepse ka më shumë qëndrueshmëri gjatë martesës.
Ka disa arsye pse kur je 28-32 vjeç ,është koha e duhur për të pasur një lidhje të gjatë me partnerin tuaj. E para njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse shkojnë vërtet mirë me dikë apo e kanë thjesht nga hormonet. Është pikërisht mosha kur ata bëjnë zgjedhje të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë tashmë disa përgjegjësi si dhe mundësi financiarë.
Por nga ana tjetër ata nuk janë shumë të vjetër sa të mos përshtaten me ndryshimet që të sjell martesa në stilin e jetesës apo qëllimet e jetës. Njerëzit në këtë moshë nuk kanë ish-partnerë apo fëmijë të tjerë që mund të prish in marrëdhënien e tyre ,të ndikojnë në kohën e tyre apo në raportet e besnikërisë.
Wolfinger shtoi se njerëzit të cilët presin për tu martuar kur i kanë kaluar të 30-tat nuk janë të predispozuar për të patur një martesë të mirë pasi përballen me bashkëshortë tëmundshëm që përjashtojnë individët që kanë më shumë mundësi të shkojnë mirë në një martesë.
Por megjithatë ekziston një e vërtetë e rëndomtë : Nëse ke para dhe një diplomë , kjo i pakëson shanset për tu divorcuar.
Diskutime rreth kësaj post