14 vjet nostalgji për markat gjermane
Kanë kaluar saktësisht 14 vite prej kur bankënotat dhe të hollat e markës gjermane (DM – Deutsche Mark) filluan të hiqen nga qarkullimi për t’ia lëshuar vendin Euros, si valutë e përgjithshme e vendeve të Bashkimit Evropian.
Do të kishte vende që nuk do ta pranonin Euron brenda Bashkimit Evropian, sikurse rasti i Britanisë së Madhe që vazhdoi ta mbante Funten, por do të dilte edhe një vend tjetër që do ta pranonte Euron si valutë edhe pse nuk ishte vend-anëtar i BE-së, transmeton Koha.net.
Kosova kishte vetëm më pak se 3 vjet që kishte dalë nga lufta çlirimtare të Kosovës.
Në mëngjesin e 1 janarit të vitit 2002, në kampin ushtarak të KFOR-it gjerman dhe në Bankën Qendrore të Kosovës filluan të qarkullojnë “paratë e reja”, siç quheshin në fillim, eurot.
Eurot erdhën në Kosovë me një aeroplan ushtarak gjerman që i zbarkoi ato në Aeroportin “Adem Jashari” më 11 dhjetor të vitit 2001.
Diskutime rreth kësaj post