Një psikopat terrorizon familjen e Kleas që u vetëvra
Në profilin e Instagramit të së ndjerës Klea Shyti, e cila u vetëvra disa ditë më parë, një person, përmes një profili fallco është bërë mjaft aktiv, duke sharë dhe ofenduar vajzën që ka ndërruar jetë. Personi në fjalë, me profilin e rremë(Arsen Hebovija) që e ka hapur vetëm pak ditë përpara, ka nisur të denigrojë figurën e së ndjerës, pa ndonjë arsye të dukshme. Madje, personi nuk e ka lënë vetëm me Kleën, por ka ofenduar rëndë edhe motrën e saj. Pas të sharave të “ Arsen Hebovijës”, nuk kanë munguar edhe komentet reaguese të miqve të saj, që e kanë cilësuar si të padenjë këtë sjellje dhe si një shenjë se personi është i sëmurë mendërisht.
Më poshtë disa nga komentet e këtij profili të rremë, të sjellë nga Panorama.al
Diskutime rreth kësaj post