Nëna vret gabimisht vajzën duke e menduar hajn
Policia amerikane nga shteti federal Florida ka kumtuar se një grua gabimisht e ka vrarë vajzën e vet duke menduar se ishte hajn.
Nëna mbrëmë kishte qenë duke fjetur derisa kishte dëgjuar se dikush po hynte në shtëpi , e meqë iu bë se hapat po ia afroheshin me shpejtësi drejt dhomës së saj, ajo e shkrepi një fishek drejt personit, ka njoftuar shefja e policës në qytezën Saint Claude Denis Roberts, njofton AP, transmeton Koha.net.
Në ato çaste ajo zbuloi se bëhej fjalë për vajzën e saj 27 – vjeçare e cila u dërgua me shpejtësi në spital, por ajo atje vdiq menjëherë.
Policia refuzoi të publikojë emrin e nënës e të bijës pasi një anëtar i kësaj familjeje është polic e në Florida ligjet mundësojnë që këtë rast të fshihet identiteti i viktimave.
Detektivët po e hetojnë rastin, e tash për tash rrëfimi i nënës po përputhet me dëshmitë fizike.
Diskutime rreth kësaj post