Prezantueses shtatëzënë së CNN-it, Poppy Harlow, i bie të fikët gjatë transmetimit direkt të hënën, më 28 dhjetor.
Ajo ishte duke raportuar rezultatet e një sondazhi, kur nisi të belbëzonte para se të ndalej tërësisht.
Më vonë, ajo u kthye në ekran duke falënderuar shikuesit që e kishin pyetur nëse ishte më mirë.
“Më erdhi pak nxehtë dhe më ra të fikët për pak minuta. Tani jam mirë”, tha ajo në transmetim direkt duke vazhduar edhe në Twitter ku shkroi se ajo dhe vajza e saj janë mirë.
Diskutime rreth kësaj post