Horoskopi 28 Dhjetor 2015
Dashi
Trekëndëshi mes Saturnit dhe Hënës do të jetë i bukur. Dita mund të nisë me vonesa të vogla lidhur me disa projekte. Horoskopi i së hënës ju këshillon që të bëni kujdes me mungesën e durimit. Plutoni do të sjellë tension në familje.
Demi
Edhe nëse në fund dita do të rezultojë mediokre, për shumë të tjerë do të jetë fitimtare. Në pushimet e drekës, do të zbuloni motive interesante lumturie. Në punë, do të keni mbështetjen e Mërkurit.
Binjakët
Dita do të jetë shumë pak e favorshme për shkak të ndikimit negativ të Hënës. Në raportet ndërpersonale, në mënyrë të veçantë ndaj kolegëve në punë ose ndaj miqve, mund të ketë re të zeza dhe mungesë dakordësie.
Gaforrja
Me ndihmën e Venusit, do të arrini që të shmangni çdo situatë të papërshtatshme. Në punë do të sqaroni disa gjëra, por bëni kujdes që të mos e pësoni. Në fushën e ndjenjave, bëni kujdes dhe mos toleroni më shumë nga sa duhet.
Luani
Ndikimi i Uranit do të dhurojë një të hënë të mbushur me kënaqësi, por kujdes të “mos lini mendjen”. Shumë e dobishme do të jetë këshilla e një miku, lidhur me mirëqenien fizike. Ndiqni një regjim ushqimor që t’iu pastrojë organizmin.
Virgjëresha
Do të keni vështirësi në fushën e ndjenjave, në atë fazë sa që nuk do të keni dëshirë as për përkëdhelje. Këshillohet që të tregoni përkushtim ndaj njeriut të zemrës dhe prisni që momenti jo shumë i lumtur të kalojë. Venusi, nuk do të jetë shumë i favorshëm për disa ditë.
Peshorja
Faza tranzitore e Hënës, do të ndikojë në shumë situata ndjenjash, madje mund të çojë në prishjen e tyre. Situata paraqitet më pozitive në jetën familjare. Mundohuni të shmangni debatet e panevojshme.
Akrepi
Mundohuni që gjatë kësaj dite ta shikoni gotën “gjysmë plotë”. Për gjithë ata që ndjejnë nevojën për të dalë nga rutina e vetmisë, Hëna këshillon që të programohet një udhëtim i bukur, pse jo në afrim të fundjavës.
Shigjetari
Për të lindurit e kësaj shenje, ndikimi i Uranit do të përforcohet edhe nga Neptuni. Në punë, mundohuni të nxirrni në pah aftësitë, dhe të shfaqni grintën e duhur për t’i çuar gjërat deri në fund.
Bricjapi
Nuk do të mjaftojë shkëlqimi i diellit në shenjën tuaj, për ta bërë ditën të bukur. Ankthi do të shkaktohet nga problemet e zakonshme me miqtë dhe projekte që nuk do të ecin siç duhet, për shkak edhe të ndikimit të dikujt në ditën tuaj.
Ujori
Është në ardhje një surprizë apo një mesazh interesant, nga një person që e keni njohur disa kohë më parë. Ndonëse nuk e prisni, ky është rasti për të thënë se shpresa vdes e fundit.
Peshqit
Një çështje delikate, mund të bëjë që kjo ditë t’ju rëndojë shumë. Këshillohet që të ruani qetësinë dhe durimin. Venusi do të dhurojë pak paqe në fushën e ndjenjave, ndërsa pjesa tjetër ju takon juve.
Diskutime rreth kësaj post