Pse femrat janë më të mira se meshkujt dhe anasjelltas
Mashkulli apo femra – femra apo mashkulli, kush është më i mirë? Ky është ndoshta një prej debateve më të gjata që njeh historia e njerëzimit.
Që nga kohët e lashta, meshkujt kanë provuar të tregojnë superioritetin e tyre ndaj femrave, ndërsa hendeku ndarës mes dy gjinive ka ekzistuar gjithnjë – herë më i cekët, herë shumë i thellë.
Ky debat ka prodhuar dhe konstatime qesharake si: meshkujt kanë prejardhje nga Marsi ndësa femrat nga Venera – ndërsa rrallë herë ka pajtime që dy gjini janë të njëjta.
Sido që të jetë, le të përpiqemi t’i japim 10 arsye “të forta” pse femrat janë më të mira se meshkujt, dhe 10 të tjera, po ashtu “të forta”, pse meshkujt janë më të mirë se femrat – dhe t’ia vëmë kapakun kësaj pune… Shaka, sepse e kemi të qartë që ky debat do të vazhdojë…
Arsyet pse femrat janë më të mira se meshkujt:
10. Mund të rrisin një tjetër qenie brenda tyre
9. Durojnë dhembjen më shumë se meshkujt
8. Janë më të gjithanshme – kryejnë shumë punë përnjehrë
7. Truri i tyre shërohet më shpejt se i meshkujve
6. Janë eksperte të komunikimit
5. I kryejnë punët deri në fund
4. Kanë një armë sekrete – lotët
3. Janë detajiste
2. Jetojnë më gjatë
1. Kanë intuitë më të zhvilluar
Arsyet pse meshkujt janë më të mirë se femrat:
10. Mendojnë se seksi dhe dashuria janë dy gjëra të ndryshme
9. Janë fizikisht më të fuqishëm
8. Janë mjeshtër më të mirë
7. Orientohen në zgjidhjen e problemeve
6. Janë më pak të komplikuar në marrëdhëniet me njerëz
5. Vlerësojnë gjininë e kundërt në bazë të pamjes, jo të ardhurave
4. Janë më të shkathtë me pajisjet elektronike
3. Nuk humbasin shumë kohë për t’u bërë gati…
2. Krijimi i fëmijës është proces i lehtë për ta
1. Nuk janë kameleonë në shoqëri
Diskutime rreth kësaj post