Misioni Apollo 8: Babadimri vizitoi Hënën apo…
Në mbrëmjen e Krishtlindjeve të vitit 1968, miliona njerëz kanë dëgjuar në transmetim direkt leximin e librit Genesis, i cili përshkruan krijimin e Universit.
I vetmi ndryshim ishte se transmetimi ishte bërë nga hapësira, për të qenë më specifik, nga Hëna, transmeton koha.net.
Miliona njerëz shikonin dhe dëgjonin astronautët e Apollo 8, Frank Borman, Jim Lovell dhe Bill Anders, të cilët u bënë njerëzit e parë që hynë në orbitën e Hënës.
Derisa ata komandonin objektin e tyre për në sipërfaqen e Hënës, astronautët bënë fotografi të Hënës dhe Tokës, dhe lexonin pjesë të librit Genesis, duke i uruar plotësimin e dëshirave të gjithëve në “Tokën e mirë”.
“Na thanë se në mbrëmjen e Krishtlindjeve do të kemi audiencën më të madhe që ka dëgjuar ndonjëherë zërin e njeriut”, pati thënë Borman më 2008 kur po shënohej 40 vjetori i këtij fluturimi.
Derisa ora ecte për sfidën e presidentit Kennedy për t’u ulur në Hënë deri në fund të dekadës,vonesat në modulin linear kërcënonin ngadalësimin e programit të Apollo-s.
Kështu që NASA vendosi të ndryshonte planet dhe dërgoi ekipin e Apollo-s në rrugë për në Hënë pa modulin linear, nën drejtimin e raketës masive “Saturn V”.
Ekipi u fut në orbitën e Hënës më 21 dhjetor, dhe pasi u sollën rreth saj për 10 herë gjatë natës së Krishtlindjeve, ishte koha që të ktheheshin në shtëpi.
Mëngjesin e Krishtlindjeve, ata me padurim pritnin konfirmimin nga Toka që të largoheshin nga aty, dhe ashtu ndodhi: ata shumë shpejtë morën konfirmimin i cili u transmetua, “Të jeni të informuar se Babadimri ekziston”.
Ata ranë në Oqeanin Paqësor më 27 dhjetor të atij viti.
Diskutime rreth kësaj post