Mein Kampf i Adolf Hitlerit, do të dalë në shitje në Gjermani javën e ardhshme, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Instituti për Historinë Bashkëkohore, me seli në Mynih (IFZ), ka ripublikuar shënimet kritike të udhëheqësit politik nazist, ku pas 70 viteve ky libër merr të drejtën e autorit, që është mbajtur nga shteti duke ndaluar çdo ribotim të tij dhe që skadon në fund të dhjetorit.
Duke folur për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu Agency”, historiani dhe shkrimtari gjerman, Sven Felix Kellerhoff përshëndeti masën e cila thyen tabunë duke përmendur periudhën e gjatë të ndalimit të ribotimit të këtij libri.
Kellerhoff, autor i “Berlini nën Kryqin nazist” dhe “Stasi dhe Perëndimi”, theksoi se kufizimi ka qenë kundërproduktiv dhe se kishin dështuar në parandalimin e propagandës neo-naziste.
“Faqet e internetit të ekstremit të djathtë kanë përdorur prej kohësh këtë si propagandë duke pretenduar se ‘Mein Kampf’ përfshin disa të vërteta shumë të rëndësishme të cilat mbahen sekret nga publiku gjerman”, nënvizoi ai.
Diskutime rreth kësaj post