Kur Nënë Tereza çonte lule te varri i Enver Hoxhës (Video)
Gushti i vitit 1989 shënoi vizitën e parë në Shqipëri të Nënë Terezës. Kjo vizitë ndodhi pak muaj para se në vend të nisnin ndryshimet e para, siç ishte rihapja e qendrave të kultit që ishin mbyllur dhunshëm në 1967 dhe lëvizjeve të tjera demokratike.
Pas presidentit Ramiz Alia, në cilësinë e kryetares së Frontit, Nexhmije Hoxha do të ishte mikpritësja e bamirëses së madhe dhe për ta nderuar kishte menduar të shtronte një drekë në vilën numër 31, shtëpia e ishudhëheqësit komunist për gati dy dekada.
Gjatë kësaj vizite Nënë Tereza është filmuar duke çuar lule edhe te varri i ish diktatorit Enver Hoxha. Kjo video e rrallë mësohet të jetë bërë nga TVSH dhe është mbajtur në arkivën shtetërore për një kohë të gjatë.
Në librin e tij “Rrno për me tregue”, At Zef Pllumi ka qenë kritik me Nënë Terezën për këtë vizitë.
Diskutime rreth kësaj post