Kasollja jonë e pushtuar nga djajtë
“Gjithmonë mendoja se shtëpia jonë ishte e mrekullueshme. Ajo ishte një kasolle e vogël, në mal. Por, një natë dëgjova ca zëra të pazakonshëm. U zgjova nga shtrati, për të parë se çka kishte ndodhur. Mendoja se vëllai ishte duke më frikësuar. Më pas, pashë se zërat vinin nga bodrumi. Fillova të frikësohesha. Mora dritën me bateri dhe zbrita shkallëve.
Me bisht të syrit pashë një figurë të errët. U rrëqetha nga frika dhe ika me vrap, për të hyrë në shtrat. I thirra prindërit me zë të lartë. Ata erdhën dhe më pyetën çka kisha. U tregova çka kishte ndodhur, por ata nuk më besuan. Më thanë që të flija. Të nesërmen, vërejta ca gërvishtje në trupin tim. Ato ishin shumë të kuqe. I leva me krem, por ato kurrë nuk m’u shëruan. Fillova të mendoja se shtëpia jonë ishte e pushtuar nga djajtë.
Pasi u tregova prindërve, e ftuam priftin për t’i përzënë djajtë. Në fillim gjendja u përmirësua, por më vonë vëllai u sëmur keq. Prifti tha se ai ishte pushtuar nga djajtë. Lamë gjithçka dhe u larguam. Më kurrë nuk mund të jetoj në një kasolle”.
Diskutime rreth kësaj post