Nicolas Cage rikthen skeletin e dinozaurit të vjedhur në Mongoli
Aktori Nicolas Cage është pajtuar që ta rikthej skeletin e një dinozauri të rrallë Qeverisë mongoleze, raporton BBC.
Fituesi i çmimit Oscar kishte blerë në vitin 2007 dinozaurin e quajtur, Tyrannosaurus bataar, pa qenë në dijeni se ishte i vjedhur, transmeton Koha.net. Ndërsa pas marrjes së informacioneve ai ka vendosur që ta rikthej në Mongoli skeletin e dinozaurit.
Ai e kishte blerë atë nga një galeri në Beverley Hills për 251 mijë euro, e cila i kishte dhënë edhe një certifikatë të origjinalit. Në këtë ankand kishte mposhtur konkurrencën e aktorit Leonardo DiCaprio, që po ashtu dëshironte ta blinte këtë skelet.
Galeria dhe aktori nuk janë akuzuar për ndonjë veprim të paligjshëm. Cage ishte kontaktuar në vitin 2014 nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, që i kishin thënë se skeleti mund të jetë i vjedhur, dhe pas disa hetimeve është konfirmuar se kjo ishte e saktë.
Tyrannosaurus bataar ka lidhje me Tyrannosaurus rex dhe ka jetuar rreth 70 milionë vjet më parë. Mbetjet e saj të vetme janë zbuluar në Mongoli.
Diskutime rreth kësaj post