Podemos, kjo lëvizje e formuar në vitin 2014 si rezultat i masave shtrënguese që ndërmorri partia e së djathtës neoliberale, po arrin të krijojë një kthesë historike në politikën spanjolle.
Për herë të parë që prej formimit të demokracisë në Spanjë dhe rënies së diktaturës frankiste, Podemos, kjo lëvizje e re varrosi sistemin bipartiak, duke i shkaktuar një disfatë të madhe partive tradicionale.
Partia konservatore në pushtet (PP), ajo e Mariano Rajoy ka humbur tashmë shumicën absolute, dhe PSOE, partia e Micaela Navarros nuk duket më të jetë parti e dytë, edhepse votat janë duke u numëruar.
Sidoqoftë, për PSOE dhe për PP kjo është një shuplakë marramendëse, sidomos duke marrë parasysh faktin se Podemos është një lëvizje qytetare që sapo është krijuar.
GRÁFICO: El PP, primero en un Parlamento sin mayoría clara, según los sondeos https://t.co/Xi3vM7R8ni #ELPAÍS20D pic.twitter.com/FBHyHmuYgg
— EL PAÍS (@el_pais) December 20, 2015
Deri në këto orë, Podemos bashkë me aleatët e saj të koalicionit ka arritur të marrë rreth 70 vende në parlament nga gjithsej 350.
Rezultate këto që si duket do të ndryshojnë radikalisht ekuilibrin politik në Spanjë, si rezultat i paknaqësisë së përgjithshme që ka kapluar vendin.
Pablo Iglesias, figura kyçe e Podemos në këtë moment është mbledhur me mbështetësit e tij për të festuar këtë arritje siç e thotë ai “të së majtës së popullit”.
Këto janë pamjet :
You don’t need to know Spanish to hear what an incredible speaker @Pablo_Iglesias_ is. 13,000 gathered to hear him pic.twitter.com/kUuodWeCnJ
— Owen Jones (@OwenJones84) December 18, 2015
/lajme.al
Diskutime rreth kësaj post