Zemërgjerësia e njerëzve të pastrehë
Njerëzit e pastrehë kanë zemër të madhe. Ata mund të mos kenë para dhe ushqim të mjaftueshëm – por, gjithnjë janë të gatshëm që dhe kafshatën e fundit, të ndajnë me miqtë e tyre katërkëmbësh, me të cilët i lidhë dashuria pa kushte.
E gjitha kishte nisur vite më parë, kur në media ishin botuar fotografi të personave të pastrehë që kujdeseshin për qentë, macet apo dhe kafshët tjera të tyre apo dhe ato të braktisura. Dhe kjo dashuri e sinqertë, që shihet në rrugët e qyteteve të mëdha të botës, vazhdon t’i intrigojë njerëzit, andaj ata vazhdojnë të postojnë fotografi të tilla në internet.
Siç do të shihni në një fotogaleri të përzgjedhur për ju – qentë nuk i paragjykojnë të pastrehët dhe lypsarët siç e bëjnë shpeshherë njerëzit, ata u qëndrojnë pranë madje dhe në kushtet ekstreme të motit.
Diskutime rreth kësaj post