Falë gjakun e të birit
Zemërgjerësia e kësaj nëne na bën të qajmë.
E rikujtojmë historinë e zonjës iraniane Samereh Alinezhat.
Ekzekutimi i këtij Iraniani i dënuar me vdekje u ndalua në momentet e fundit në një skenë dramatike, kur nëna e viktimës e falë gjakun e të birit deri sa vrasësi po priste varjen me litar në qafë, raportojnë mediat iraniane.
Vrasësi me emrin Bilal ishte denuar me vdekje sepse kishte vrarë adoleshentin Abdollah Hoseinzadeh pas një zënke në rrugë, në veri të Iranit, 7 vite më parë, raporton agjensia ISNA.
Bilali u sjoll symbyllur në vendin ku do të ekzekutohej.
Pasi që kishte hypur mbi karrikë, në momentin e fundit pasiqë dha një fjalim turmës prezente, nëna e viktimês Samereh Alinezhat, e fali atë dhe më pas me lot në sy e goditi me shuplakë vrasësin e të birit në fytyrë.
Babai i adoleshentit të vrarë ndihmoi policinë që ti’a hiqnin litarin nga qafa Bilalit, nëna e të cilit e përqafoi falësen e gjaku, zonjën Alinejad, duke e falenderuar për zemërgjerësinë e saj, ashtu siç shihet edhe në fotografitë.
Diskutime rreth kësaj post