Moti i keq me reshje shiu e bore, ka sjellë disa problematika në qarkun e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi, duke iu referuar të dhënave nga autoritetet raportoi se në akset e Lotit 1, Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë që kanë shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.
Po kështu, dalje inertesh ka pasur në aksin Tamarë-Vermosh në zonën e quajtur Dobrinjë. Është punuar me mjete e fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.
Në aksin Bogë-Theth, në orët e vona të natës, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore. Është punuar gjatë natës për pastrimin e borës dhe në mëngjes, me rënien e temperaturave është bërë kriposja e akseve rrugore.
Aktualisht moti është përmirësuar, por ka rënie temperaturash. Mjetet dhe makineritë janë në terren në gatishmëri duke monitoruar situatën.
Diskutime rreth kësaj post