Intervista me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në të përditëshmen italiane “Il Giornale” është fokusuar më tepër tek marrëveshja e emigrantëve mes dy vendeve, ndërsa Rama tregohet i prerë kur pyetet për ndërprerjen e operacionit pas ndalimit nga gjykata Italiane.
“Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi në ekzekutimin e marrëveshjes, përveç asaj të dhënies së disponueshmërisë totale nëpërmjet koncesionit të juridiksionit italian në territorin e dy qendrave”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Rama thotë se homologia e tij italiane po bën përpjekje rraskapitëse në shumë fronte.
“Çështja është se ky problem i madh nuk mund të trajtohet në mënyrë të qëndrueshme nëse Evropa nuk bashkohet rreth një plani të qartë strategjik, i cili duhet t’i përgjigjet si nevojës së fortë për të kontrolluar kufirin e përbashkët”.“Ne duhet të luftojmë emigracionin e paligjshëm duke luftuar trafikantët për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe për të hapur kanale të gjera të emigracionit të ligjshëm për të garantuar fuqinë punëtore të nevojshme për ekonominë e përbashkët”, u shpreh Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post