Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emosionin “Opinion” në TV Klan.
Kreu i qeverisë u pyet për deklaratën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e cila u shpreh se “peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama.”
Rama u shpreh se ai po lufton për emrin që do lëri pas.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Unë jam peshku më i madh nga të gjithë sepse jam dy metra. Problemi këtu nuk është sa metra është peshku. Problemi këtu është sa cilido ka futur duartë në pasuritë e përbashkëta apo ka përfituar në mënyrë të paligjshme. Unë nga këto nuk kam. Sepse jam i informuar që i vogël që jeta mbaron dhe kur shkon në anën tjetër nuk funksionon as peshku, as karta e kreditit, as pasuritë, as titujt e pronësive, por je lakuriq përballë atij që del atje. Ajo që mund të lësh prapa është emri. Unë luftoj për emrin.
Diskutime rreth kësaj post