Duhet se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Geqisë vijojnë të jenë të tensionuara dhe shkaku mbetet sërish Fredi Beleri.
Fillimisht u bë shkak arrestimi i Fredi Belerit për “prishjet” e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa tashmë sërish Beleri është shkak i tensioneve. Kjo pasi eurodeputeti u sulmua me vezë dhe kos nga një qytetar gjatë vizitës në Tiranë.
Ministria e Jashtme greke, ia hodhi fajin Shqipërisë duke thënë se qeveria nuk i ka ofuar mbrojtje eurdeputetit grek.
Ndërsa tashmë një reagim vjen nga deputeti Kyriakos Velopoulos, i cili shprehet se pas kësaj ngjarje Greqia nuk duhet të lejojë vizitën e Edi Ramës në Selanik, e planifikuar për të dielën në orën 11.00.
“Pas asaj që i ndodhi në mënyrë tragjike zotit Beleris në Tiranë, tashmë është detyrim moral i Demokracisë së Re, për të ruajtur gjurmët e fundit të dinjitetit kombëtar, të ndalojë Ramën që të vizitojë qytetin tonë Selanik për të mbajtur festën e tij”, Kyriakos Velopoulos.
Diskutime rreth kësaj post