Në krah të Ramës në Kryeministri, presidenti turk Erdogan lëshoi kritika të forta ndaj Izraelit për atë që po ndodh në Gaza, edhe pse kryeminatori shqiptar është mbështetës i shtetit hebre.
Erdogan tha se gjenocidi prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzit dhe për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për një armëpushim të përhershëm për të ofruar ndihma humanitare dhe presion ndaj Izraelit.
Erdogan: Diskutuam edhe cështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, FETO-s me mikun tim të dashur kryeministrin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot. Me zotin kryeministër shkëmbyem ide edhe për çështje globale dhe rajonale. Ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjet e paqes dhe stabilitetit si në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, në Gaza dhe Liban, ishin ndër pikat prioritare të takimit tonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionit e qeverisë Netanyahu që shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe janë bërë kërcënim për rendin global. Gjenocidi prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzit, Për këtë arsye, ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë cmos për një armëpushim të përhershëm për të ofruar ndihma humanitare dhe presion ndaj Izraelit. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.
Diskutime rreth kësaj post