Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) ka paralajmëruar se uragani “Milton” pritet të arrijë në tokë si një uragan i madh, jashtëzakonisht i rrezikshëm, mbrëmjen e së mërkurës ose në mëngjesin e së enjtes. Sipas parashikimeve nga CBS News, “Milton” mund të godasë Floridën rreth orës 02:00 (08:00 me orën shqiptare) të enjtes.
Zona e mundshme e goditjes është afër qytetit të Tampa, një metropol që ka një popullsi prej më shumë se tre milionë njerëzish. Sinoptikanët kanë paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje të shpejta dhe erëra të forta.
Ekspertët thonë se “Milton” mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur këtë zonë në këtë shekull, duke paralajmëruar për një situatë katastrofike që mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe rrezik për jetën e qytetarëve. Autoritetet lokale janë duke u përgatitur për ndihma emergjente dhe evakuime për të minimizuar ndikimet e këtij fenomeni natyror të rrezikshëm.
Diskutime rreth kësaj post