Ekspertiza e kryer ndaj Klea Prengës ka konfirmuar se dëmtimet e shkaktuara nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore.
Sipas raportit të ekspertizës, përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, Klea ka përjetuar mpirje në anën e djathtë të fytyrës, përfshirë buzën e sipërme nga ana e djathtë.
“U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”.
Kujtojmë se sherri mes motrave Berisha dhe Klea Prengës ndodhi në muajin gusht dhe Antonela e Marinela aktualisht në kërkim nga autoritetet përballë akuzave të dhunës. Ka dyshime se motrat fshihen në Dubai dhe vazhdojnë të mbajnë kontakte me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post