Në qytetin e Vlorës, që u përmbyt masivisht dy ditë më parë, uji u tërhoq të dielën nga shumë lagje fale motit të mirë, ndërkohë që banorët dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën. Shumë banorë po kërkojnë mbështetje për dëmet që kanë pësuar, ndërsa më në vështirësi janë familjet e varfra të cilave u janë përmbytur shtëpitë. Ndërkohë autoritetet vendore thonë se po shqyrtojnë problematikat në qytet që sollën përmbytjet, krahas situatës së vështirë të motit.
Uji u tërhoq të dielën nga disa lagje të përmbytura prej pasdites të së premtes në qytetin e Vlorës, ndërkohë që dhjetëra banorë dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën në qytet.
“Tani të gjithë rrugëkalimet e bllokuara nga uji në qytet janë të kalueshme”, thotë për Zërin e Amerikës përgjegjësi i emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës, Robert Skëndaj.
Diskutime rreth kësaj post