Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në kufirin shqiptaro-maqedonas, në zonën e Bllatës.
Ai thotë se segmenti i rrugës në anën shqiptare, rreth 100 metra i gjatë, është në kushte skandaloze, me kalldrëm dhe gropa ndërsa sapo kalon tabelën e kufirit, në anën maqedonase, rruga është e asfaltuar dhe e ndriçuar.
Ai kërkon që autoritetet të marrin masa për të përmirësuar kushtet e këtij segmenti rrugor, pasi është e turpshme që diferenca mes dy shteteve të vihet re që në ndarjen mes kufijve.
Denoncimi i qytetarit:
Ne kufirin Shqiptaro-Maqedonas ne Bllate. Rruga ne anen Shqiptare dhe vazhdimi pas tabeles ne anen Maqedonase. Segmenti yne eshte rreth 100 metra i gjate ne kushte kalldrëmi, ndersa sapo kalon tabelen ne anen tjeter fillon asfalti dhe ndricimi. Pse per 100 m rruge jemi keq….pasi pikerish ketu behet edhe krahasimi me palen tjeter.
Diskutime rreth kësaj post