Nënkryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Lauren Luli ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Now për të diskutuar lidhur me qëndrimin e sektit fetar në të cilit ai bën pjesë për krijimin e një shteti bektashi.
Sipas tij, qëndrimi i KMSH për planin e kryeministrit Rama ishte mjaft i qartë, kur thuhej se ka një lloj pakënaqësie, jo vetëm ndaj planit në tërësi, por edhe ndaj copëzve të informacionit që janë marrë vesh nga mediat e huaja.
“Deklarata e KMSH besoj është shumë e qartë, kemi pasur një qëndrim për të shprehur pakënaqësitë tona ndaj këtyre copëzave informacion sepse nuk kemi asgjë të komunikuiar zyrtarisht. E shohim si një lloj precedenti të rrezikshëm sepse kemi një shembull të mirë të vendit në bashkëjetesën edhe harmonisë fetare. Ndikime të tilla, cënime të tilla, duke i dhënë atribuite të tilla si shtet sovran, cënon këtë bashkëjetesë fetare. Mendojmë se është tepër rrezikshme,”-sqaroi nënkryetari i KMSH.
Më tej, Luli u shpreh se ky plan nuk mundte të ndihmojë apo të jetë një faktor mvbështetës në rrugën e komuniteteve fetare, përkundrazi sipas tij kjo do të ndikojë në një përçarje mes tyre.
“Ky precedent nuk e ndihmon dhe nuk e mbështet rrugën e komuniteteve fetare në vendin tonë, mund ta cënojë. Gjithsecili nga ne duhet të shohë edhe dobinë, sepse për dëmet nuk mundtë flitet ende me saktësi. Dje mbledhja e Kryesisë unifikoi mendimin që KMSH duhet të japë mendimin e tij, sepse bëhet fjalë për terma që keqpërdoren. Do të ishte frikshme të mendohej nëse do kishte konflikt, çdo insititucion duhet të tregonte pjekurinë e duhur që kjo situatë të mos sillej kështu, në një lloj enigme të plotë,” –u shpreh nënkryetari i KMSH.
Diskutime rreth kësaj post