Shqipëria zuri sërish një vend të dukshëm në faqet e New York Times, këtë herë jo me ndonjë investigim për fabrika demontimi armësh apo shpërthime me viktima, por me një lajm që i bën jehonë tolerancës fetare.
Kryeministri Edi Rama ka në plan të ndërtojë në Shqipëri një shtet të vogël, i njëjti si ai i Vatikanit, për bektashinjtë.
Shteti i ri parashikohet të jetë i shtrirë në një sipërfaqe sa pesë blloqe banimi të qytetit të Nju Jorkut dhe brenda tij do të lejohet alkooli, gratë do të lejohen të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla të stilit të jetesës.
Në një intervistë për NYT, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai.
Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut, raporton NYT.
Idenë e tij kryeministri Rama nuk ia tha vetëm New York Times, por e shpalosi një ditë më parë edhe në OKB ku mbajti një fjalim në Samitin për të Ardhmen.
“Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”, u shpreh Rama.
Bektashinjtë, një sekt sui shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por prrj vitit 1925 jane me qendër në Shqipëri.
Duke kombinuar një interpretim të lirë të Kuranit me misticizmin, elementet e besimeve para-islamike të Turqisë dhe përkushtimin ndaj njerëzve të tyre të mençur, të njohur si dervishët, bektashinjtë e zhvendosën selinë e tyre në Tiranë nga Turqia gati një shekull më parë pasi ne pushtet erdhi themeluesi i Republikes Turke, Mustafa Kemal Ataturku.
Të parë si heretikë nga shumë shiitë dhe sunitë konservatorë dhe të persekutuar në tokat myslimane, bektashinjtë kanë qenë një forcë në Shqipëri dhe vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia që nga pushtimi i Ballkanit nga Perandoria Osmane në shekujt 14 dhe 15.
Anëtarët e sektit luajtën një rol të rëndësishëm në zgjimin nacionalist të Shqipërisë ne fund te shekullit te 19 dhe ne fillim të shekullit të 20 kundër sundimit turk. Mjaft personalitete të Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishin besimtare bektashinj.
Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi pritet të funksionojë sipas modelit të Vatikanit. Por funksionon Vatikani?
Politika e Vatikanit zhvillohet në një kuadër të një monarkie teokratike me zgjedhje absolute, në të cilën Papa, në aspektin fetar, udhëheqësi i kishës katolike dhe peshkopi i Romës, ushtron ex officio pushtetin suprem legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor mbi Vatikanin. Qyteti qeveriset nga Selia e Shenjtë, një rast i rrallë monarkie jo-trashëguese.
Papa zgjidhet në konklava, e përbërë nga të gjithë zgjedhësit kardinalë, të cilët janë peshkopë dhe kryepeshkopë të emëruar nga Papa (tani i kufizuar për të gjithë kardinalët nën moshën 80 vjeç), pas vdekjes ose dorëheqjes së Papës së mëparshme. Konklava mbahet në Kapelën Sistine, ku të gjithë zgjedhësit janë të mbyllur deri në zgjedhjet për të cilat kërkohet një shumicë prej dy të tretash.
Diskutime rreth kësaj post