Tashmë kemi një datë zyrtare për sezonin e dytë të “Squid Game”.
Ditën e sotme “Netflix” ka publikuar edhe trailerin ndërsa ka bërë të ditur se në 26 dhjetor do të publikohet sezoni i shumëpritur.
Në trailerin e ri shihet kthimi i protagonistit Seong Gi-hun dhe disa skena që sugjerojnë se lojërat e rrezikshme do të vazhdojnë.
Gjithashtu, nga pamjet duket se Gi-hun është rikthyer në ishull për t’u përballur me sfida të reja.
Sezoni i parë u bë një hit masiv global, duke thyer rekorde në shikueshmëri dhe duke fituar disa çmime të rëndësishme. Tani, me publikimin e trailerit të ri, pritshmëritë për sezonin e dytë janë shumë të larta.
Diskutime rreth kësaj post