Në Shqipëri, oligarkë quhen disa biznesmenë shumë të mëdhenj që kanë para më shumë sesa buxheti i shtetit, pasi kanë dalë “vullnetarë” që të bëjnë investime të mëdha për të marrë pastaj rimbursimet nga qeveria. Por përveç rimbursimeve janë bërë klientë të rregullt të shtetit. Një nga këta oligarkë është dhe Samir Mane, i cili vazhdon që të gllabërojë me lejen e kryeministrit Edi Rama pasuritë që iu përkasin shqiptarëve. Qeveria lar të lirë oligarkun që të merrte me forcë ujin e pijshëm te banorët e zonës për ta çuar atë në kompleksin e tij të vilave, ku bëjnë pushime dhe kanë blerë banesa luksoze shumë politikanë. Mane arriti të hapë rrugën deri te burimi, pavarësisht se punimet po kryhen në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Oligarku u prit me protesta, pasi banorët e zonës e kanë kundërshtuar marrjen e ujit nga kompania për shkakun se ai është aq i pakët, sa nuk plotëson dot as nevojat për konsum. Sipas tyre, në sezonin e verës, ujëprurja është aq minimale, saqë ata detyrohen ta mbledhin dhe ruajnë në depozita. Por ky nuk është skandali i vetëm. Mesa duket Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile Samir Manes, të ndërtojë një fabrikë çimentoje. Kjo bëri që së fundmi dhjetëra banorë të Dukatit të dilnin në protestë së fundmi, kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në zonë nga oligarku Samir Mane. Ata shprehën se ajo do të ndotë mjedisin dhe do të rrezikojë shëndetin e tyre, ndërsa shtojnë se kërkohet të ndërtohet në zonë të mbrojtur.
Shpërthejnë qytetarët
Asnjë media nuk e ka pasqyruar këtë protestë, apo këtë problematikë shumë të rëndë. Kanë dalë vetëm disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqen banorët e revoltuar me oligarkun. Në video, shumë qytetarë nuk kanë akuzuar vetëm Manen, por fajtor bëjnë drejtpërdrejt qeverinë. “Avash-avash t’ju përzënë nga vendi ku jeni rritur këta rilindas të shitur të qeverisë botërore. Mos hiqni dorë, le të shpojë e të gjejë burimet barkderri; u ndryshon jetën duke ju joshur me pikatore ujin. Mos u ngopshin që ju hyjnë në hak. Bravo Dukati! I shqyeni tubat. Fabrikë çimento në park kombëtar. O Zot, kafshëria s’ka kufij”, thotë një komentues. Një tjetër shprehet se Samir Manen e mbështet i gjithë shteti. “S’është Saimiri, jo, është i gjithë shteti që e mbështet.
Votojeni përsëri mafien; ata e kanë bërë planin me kohë… kur ta shihni ndonjë ditë shtëpitë tuaja në emër të ndonjë oligarku… s’keni parë gjë akoma”, shprehet ai. Disa të tjerë iu bëjnë thirrje banorëve të zonës që të mos tërhiqen nga protestat. Ju votoni vampirin dhe shani Zamirin; vampiri jep lejet për çdo gjë. Hapi sytë dhe mos toleroni. Nuk e ngre dot Zamiri fabrikën e çimentos pa vendim qeverie; ngrihuni kundër narko-pushtetit, përndryshe ju hëngri ujku të gjithëve pa dallim. Bëhuni bllok dhe mos lejoni që për xhepat e tyre të shkatërrojnë bukuritë e natyrës që na i ka falur Zoti”, thuhet në komentet e tyre.
Dhuna ndaj banorëve
Kujtojmë se disa javë më parë disa roje dhe punonjës që punonin për llogari të resortit “Green Coast” të oligarkut Mane, në tentativë për të mundësuar marrjen e ujit nga burimi i fshatit, u konfliktuan me banorët. Nga denoncimet u bë e ditur se Policia e Vlorës nuk i është përgjigjur thirrjeve për ndihmë, duke mbërritur në vendngjarje pas 1 ore e gjysmë nga sinjalizimi i parë. Po kështu edhe ambulanca për të plagosurin, erdhi pothuaj me të njëjtën vonesë. Ndërkohë, policia e konsideroi konfliktin banal dhe njoftoi se nisi procedimin penal për shtetasin A. Q., 65 vjeç, i cili ka goditur me sende të forta një tjetër person. Sipas policisë, shkak janë bërë disa tuba uji të vendosura në pronën e shtetasit A. Q., në fshatin Dukat. Ky reagim nga shteti përbën një skandal edhe më të madh.
Diskutime rreth kësaj post