Me “bekimin” e kreut të qeverisë, Edi Ramës, nënkryetarja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, duke filluar nga sot do të jetë zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Ilva Gjuzi përgjatë ditëve të fundit ka qenë një ndër emrat më të komentuara nëpër media dhe rrjetet sociale, kjo për shkak dhe të deklaratave të bëra nga vetë ajo.
E ftuar ditë më parë në emisionin “Opinion”, Gjuzi zbuloi se ka përfunduar studimet për arkitekturë në Universitetin e Kembrixh dhe është kthyer në Shqipëri ku dhe u angazhua në politikë përmes Partisë Socialiste.
Ajo tha se zgjodhi këtë forcë politike për shkak të vizionit që kanë treguar përgjatë këtyre viteve.
“Unë jam nënën e 3 fëmijëve, para 10 vitesh u ktheva në Shqipëri pasi u diplomova në Universitetin e Kembrixh, kam studiuar për arkitekturë. Jam kthyer në Shqipëri sepse besoj që Shqipëria është vendi më i mirë në botë me gjithë të metat dhe të këqijat që mund të ketë. Besoj te puna, te orët e punës, te kilometrat. Unë jam këtu sepse besoj që kam kapacitetin për të dhënë kontribut për vendin tim. Është detyra morale e kujtdo që ka kapacitet të kontribuojë për vendin”, tha ajo në Opinion.
Teksa më tej pati dhe një përplasje televizive me ish-deputetin demokrat dhe njëherësh dhe drejtuesin politik në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçin. Gjuzi sfidoi dhe e sulmoi hapur ish-deputetin duke i thënë se është humbës në zgjedhje, madje dhe vetë ajo do e mundte nëse do të garonte përballë tij.
“Belind, jo Erion Veliaj por dhe unë po të isha përballë teje do të mundja”, iu drejtua Gjuzi Këlliçit ditë më parë në emisionin “Opinion”.
Ndërkohë, një tjetër deklaratë e kësaj të fundit është bërë virale nëpër rrjetet sociale. Teksa ka qenë e ftuar në “Euronews”, zv.ministrja e re e kabinetit të Edi Ramës u pyet nga Jonida Shehu për të metat e kryeministrit, Gjuzi u përgjigj: Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë.
Diskutime rreth kësaj post