Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë papritur nga një arrest kardiak. Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë me miqtë e tij kur ka shfaqur shqetësime.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij dhe ka shkuar në tualet.
Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar në tualet dhe kanë hapur derën me forcë. Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ata kanë lajmëruar ambulancë, por sipas tyre është vonuar.
Diskutime rreth kësaj post