Mbi 2800 anëtarë të grupit libanez Hezbollah janë plagosur rëndë dhe 15 prej tyre kanë humbur jetën pasi shpërthyen njëkohësisht mijëra radio-lidhje lloj “pagers”, tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar.
Ngjarja ndodhi pasditen e 17 shtatorit, njëkohësisht në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit.
Zëdhënësi i qeverisë libaneze akuzoi Izraelin për shpërthimet e pajisjeve “pager”, duke e cilësuar këtë si një shkelje të sovranitetit të Libanit.
Një burim tjetër ka sugjeruar se bëhej fjalë për një “ndërhyrje izraelite” në sistemet e komunikimit. Grupi Hezbollah kishte marrë së fundmi pajisje të reja komunikimi, të cilat dyshohet se janë manipuluar nga shërbimet sekrete izraelite. Ato mendohet të kenë vendosur eksploziv në secilën pajisje, duke i aktivizuar të gjitha njëkohësisht përmes një kodi.
Çdo anëtar i grupit libanez të Hezbolahh e përdor këtë lloj pajisjeje për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.
Një teori e mundshme është që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë siguruar një sasi të këtyre pajisjeve që ishin të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë vendosur fshehurazi eksploziv brenda tyre, duke i bërë të mundur që shpërthimi të kontrollohej nga larg. Grupi libanez mund t’i ketë shpërndarë këto pajisje anëtarëve të tij për të shmangur përdorimin e telefonave, që përgjohen më lehtë, pa e ditur se po ndihmonin pa dashje planin izraelit.
Diskutime rreth kësaj post