Motra e Agim Doçit, Teuta Doçi ishte e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ku mes emocionesh ndau detaje nga lidhja me vëllanë e saj të ndjerë dhe shkrimtarin e njohur shqiptar. Mes lotësh ajo tregoi se çdo natë kishte një telefonatë me Agimin.
“Kjo kohë është e mbushur me dhimbje, por dhe me shumë mall. Mua më duket sikur dhe tani që jemi bashkë mund t’a marrë në telefon. Unë dhe Agimi kishim një telefonatë të përnatëshme, nëse ishte verë telefonata ishte në orën tetë të pasdites, ndërsa në dimër në shtatë të pasdites. Agimi, duke qenë dhe 16 vjeç më i madh se unë ka qenë si prindër i dytë për mua. Ka qenë mbështetësi dhe shumë tolerant me mua. Për Agimin vazhdon dhe postohet në rrjetet sociale. Mungesa është shumë e madhe. Unë mendoja se me ikjen e prinderve, sidomos të nënës nuk do ndjeja më dhimbje, por ikja e Agimit ishte shumë e vështirë. Agimit i thërrisja Lali dhe kam qenë shumë e përkëdhelur. Në takim me prindërit, kur unë isha në gjimnaz vinte gjithmonë Agimi”, tha Doçi.
Teuta po ashtu, tregoi pengun më të madh të Agim Doçit. Ajo tha se ai dëshirontë të kishte një emision të tij në television.
“RTSH ishte një institucion që duhej të vetëofrohej nëse do dëshironim të bënim një homazh, por kjo nuk ndodhi. Detyrimin që patën nuk e bërën, por s’ka problem. Agimi ka shkruar shumë tekste të bukura. Unë kujtoj gjithmonë këngën e parë. Pastaj kënga “E duam Lumturinë” që u bë ikonike. Ai kishte shumë dëshirë të kishte një emision të tij në televizon për këngët. E ka pasur shumë dëshirë. Donte një emison që t’a drejtonte dhe t’a moderonte vet”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post