Teksa nesër pritet të hapen dyert e Shkollës “Bab Dud Karbunara” në Berat, një mesazh i dërguar nga një qytetar në redaksinë e JOQ ka ngjallur indinjatë tek prindërit.
Zysha kujdestare u ka kërkuar nxënësve të jenë të kujdesshëm me veshjen dhe paraqitjen, duke theksuar që ata duhet të vishen “bukur dhe me etike”, pasi Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë shkollën. Kërkesa komuniste si në vizitat e partisë në kohën e xhaxhit Enver janë rrënjosur thellë në qeverisjen e Ramës.
Kjo kërkesë ka shkaktuar irritim tek prindërit të cilët e kanë quajtur një akt servilizmi të panevojshëm.
Njëri prej tyre reagoi duke thënë: “Si mund t’u diktojnë nxënësve si të vishen? Ata shkojnë në shkollë për të mësuar, jo për të impresionuar Ramën. Duket sikur kanë harruar vetëm të tregojnë ngjyrën e të brendshmeve që duhet të veshin!”
Shumë prej qytetarëve shprehin mendimin se nxënësit duhet të jenë të lirë të ndjekin mësimet pa presione të jashtme për veshjen, duke theksuar se arsimi është për dijen dhe jo për pamjen.
Diskutime rreth kësaj post