Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).
Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Këshillit Drejtues dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, Peza ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga ky post.
Peza u zgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH në qershor 2023, për një mandat pesëvjeçar.
Por që me ardhjen në post shkaktoi furtunë duke shkarkuar nga puna punonjës që kishin mbi 30 vite në Televizion dhe duke punësuar “zarat” e tij të afërt.
Edhe pse Peza nuk ka dhënë asnjë arsye mbi dorëheqjen, në vitet e fundit Radio Televizioni Shqiptar është shndërruar në një burim të madh tenderësh dhe duket se Peza e ka kryer “punën” e tij dhe ka vendosur të largohet vetë.
Diskutime rreth kësaj post