Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e hyrjes së turistëve në vendin tonë, duke thënë se vetëm për gushin kanë hyrë në Shqipëri 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar.
“Gushti bum”, kështu e ka cilësuar Rama muajin që lamë pas përsa i përket bilancit të turistëve që kanë ardhur në vendin tonë.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se gjatë Gushtit 2024 kanë hyrë përmes Rinasit 1 milionë e 251.467 pasagjerë, ose 41% më shumë se Gushti i 2023-shit. Kryeministri thotë se bilanci Janar-Gusht 2024 arrin në 7 milionë e 233.711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, ose 56% rritje krahasuar me vitin e shkuar.
“GUSHTI BUM!
SHQIPËRIA NUK NDALET në rritjen e numrit të turistëve dhe Rinasi në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa Gushti i shkuar. Bilanci Janar-Gusht 2024 arrin në 7 milionë e 233.711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, ku në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4 milionë e 606.805. Ky bilanc flet për 56% rritje në vitin aktual. Risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post